Aksident i rëndë, humb jetën një fëmijë 5 vjeç

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë, humb jetën një fëmijë 5 vjeç

Më: 23 nëntor 2016 Në ora: 10:36
Ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e paradites. Burime nga policia thanë se rreth orës 10:00, në afërsi të ish-repartit Ushtarak në Kavajë, drejtuesi i automjetit tip "Mercedes Benz", shtetasi A. L., ka aksidentuar një fëmijë, rreth 5 vjeç,i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për identifikimin e viktimës dhe sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat