Ngacmoi seksualisht dy fëmijë, arrestohet i riu në Tiranë

Kronikë e zezë

Ngacmoi seksualisht dy fëmijë, arrestohet i riu në Tiranë

Më: 23 nëntor 2016 Në ora: 11:02
Policia në Tiranë

Një i ri është vënë në pranga në Tiranë, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht dy fëmijë të mitur, ndërsa me ish-bashkëshorten e tij ka kryer vepra të turpshme.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, ndërsa burime nga policia i thanë SYRI.net se në orën 18:30 minuta, kanë ndaluar Denis Shimilin, 32 vjeç.

Sipas policisë ky person, në rrugën “Bardhok Biba”, në banesë, ka ngacmuar seksualisht fëmijët me iniciale A. Sh e U. Sh, 7 e 6 vjeç, si dhe ka ushtruar dhunë psikologjike e kryer vepra të turpshme, ndaj ish-bashkëshortes R. M.

Ndaj kësaj të fundit është plotësuar kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat