Vetura aksidenton vajzën 4 vjeçare

Kronikë e zezë

Vetura aksidenton vajzën 4 vjeçare

Më: 23 nëntor 2016 Në ora: 15:06
Ilustrim

Një vajzë 4-vjeçare është lënduar në një fatkeqësi të komunikacionit dje në lagjen Hasanbeg në Shkup, ku një automobil e goditi atë, informon policia.

Rreth orës 10:30 në rr. “Anton Popov” në lagjen Hasanbeg, M.B. (42) nga Shkupi, duke e drejtuar automobilin “Golf” me targa të Shkupit, ka goditur një fëmijë të moshës 4-vjeçare.

Vajza është dërguar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “Naum Ohridski” ku u konstatua frakturë e mbigjurit të djathtë dhe është mbajtur në mjekim.

Policia punon në ndriçimin e tërësishëm të rastit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat