Tiranë, policia zbardh një ngjarje të para 17 viteve, identifikohet autori

Kronikë e zezë

Tiranë, policia zbardh një ngjarje të para 17 viteve, identifikohet autori

Më: 23 nëntor 2016 Në ora: 21:08
Ilustrim

Policia e Shtetit ka arritur të zbardhë pas plot 17 vitesh një ngjarje kriminale. Nëse të gjithë prisnit për një ngjarje të rëndë, nuk është aspak aq e rëndë sa mund të mendohet.

Bëhet fjalë për një vjedhje banese, ngjarje e ndodhur kjo në shtator të 1999. Sipas njoftimit të policisë, dy persona ende të paidentifikuar, me maska dhe të armatosur kanë hyrë në banesën e shtetasit L. C., në Yzberisht, Tiranë.

Sipas policisë, pas kontrollit në banesë për shuma monetare, autorët nuk kanë gjetur dhe kanë marrë një manjetofon si dhe kanë plagosur lehtë me armë në këmbë shtetasin L. C.

Nga hetimet e kryera policia ka bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të shtetasit Lulzim H. 33 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Vjedhje me armë”

Po ashtu për autorin Lulzim H., Gjykata e Rrethit Gjyqësorë Tiranë, ka vendosur masën e sigurisë personale “Arrest me burg”.

Ky shtetas është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhje me armë në bashkëpunim”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat