Tiranë, 14-vjeçarja ndërmerr aktin tragjik, hidhet nga kati i tretë i pallatit

Kronikë e zezë

Tiranë, 14-vjeçarja ndërmerr aktin tragjik, hidhet nga kati i tretë i pallatit

Më: 24 nëntor 2016 Në ora: 15:31
Ilustrim

Një 14-vjeçare është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banon, por fatmirësisht ka shpëtuar.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 13:45 në rrugën e Dibrës përballë me ish-shkollën e Bashkuar, në Tiranë.

Policia sqaron zyrtarisht se e reja me inicialet K.B ka rënë në tarracën e katit të parë. Pas telefonatës të marrë, në vendin e ngjarjes kanë shkuar Shërbimet e Policisë së Komisariatit Numër 4 dhe së bashku me Urgjencën i kanë dhënë ndihmën e parë.

14-vjeçarja ndodhet në spital në QSUT, jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve.

“Grupi hetimor po vazhdon në vendin e ngjarjes për të zbardhur arsyen e këtij veprimi”, - thuhet në njoftimin zyrtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat