Me fëmijët në makinë, shpërthen në flakë ‘Fiat-i‘ i nënës shqiptare në Itali

Kronikë e zezë

Me fëmijët në makinë, shpërthen në flakë ‘Fiat-i‘ i nënës shqiptare në Itali

Më: 28 nëntor 2016 Në ora: 21:16
Ilustrim

Një makinë tip “Fiat” ka marrë flakë rreth orës 17:00 të kësaj të hënë në rrugën “Gobetti”, në komunën “Macerata Campania” të Italisë.

Në automjet ishin katër persona, një grua shqiptare dhe tre fëmijë, që arritën t’ia mbathnin para se flakët të përfshinin tërësisht mjetin.

Makina është shkrumbuar, ndërsa edhe banorët e banesave anë rrugës ku ka ndodhur ngjarja, për shkak të erës së fortë të djegës, kanë dalë në rrugë, raportojnë mediat lokale.

Në vendngjarje mbërritën zjarrfikësit për të normalizuar situatën dhe hetimet janë në vijim për të zbuluar shkakun e shpërthimit të mjetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat