Sherr në një shkollë në Sarandë, plagoset një nxënës

Kronikë e zezë

Sherr në një shkollë në Sarandë, plagoset një nxënës

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 12:33
Ilustrim

Një nxënës ka mbetur i plagosur paraditen e sotme në Sarandë, pas një sherri që ndodhi mes gjimnazistëve.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në shkollën e mesme “Antoni Athanas”, ndërsa nxënësi i plagosur është dërguar në spital.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar se në Shkollën e Mesme Ekonomike "Antoni Athanas" në lagjen nr. 3 Sarandë, dyshohet se shtetasi A. D., 16 vjeç (nxënës i vitit të 1-rë) pas një konflikti për motive të dobëta brenda ambienteve të shkollës, ka qëlluar me mjet prerës "biçak" në kofshën e majtë, shtetasin D. K., 18 vjeç (nxënës i vitit të 3-të), i cili ndodhet në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat