“Fast & Furious” në Tiranë, policia në ndjekje të një makine “rebele”

Kronikë e zezë

“Fast & Furious” në Tiranë, policia në ndjekje të një makine “rebele”

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 22:46
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kapet pas ndjekjes nga policia një makinë “AlfaRomeo” tek zona e Siri Kodrës, afër magazinave, në Tiranë.

Burime policore bëjnë të ditur se, makina ka qenë në ndjekje nga policia pasi ka pasur një telefonatë tek salla operative se nga drejtuesi i këtij mjeti disa qytetarë janë kërcënuar me armë.

Pas disa minutash ndjekje, makina ka hipur mbi një trafikndarëse dhe personat në bord kanë dalë prej saj dhe janë larguar.

Gjatë mbikëqyrjes së automjetit, uniformat blu kanë gjetur një sasi te vogël kanabisi në kroskotin e saj.

Burimet shtojnë më tej se agjentët që kanë marrë në ngarkim çështjen po kryejnë veprimet hetimore për të identifikuar drejtuesit e mjetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat