Plagoset një person në Prishtinë

Kronikë e zezë

Plagoset një person në Prishtinë

Nga: BOTA SOT Më: 4 dhjetor 2016 Në ora: 12:52
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën Qemail Stafa në Prishtinë dy persona kanë plagosur një tjetër rreth një borxhi.

PK më tutje thotë se viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, përcjell Bota sot.

“Pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi, është qëlluar me armë zjarri një burrë nga dy të dyshuar të tjerë, të cilët janë larguar në drejtim të panjohur”, thotë PK.

Në vendngjarje kanë dalë njësit përkatëse policore. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti është duke u hetuar./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat