20-vjeçari denigron me video fyese senatin pedagogjik të shkollës

Kronikë e zezë

20-vjeçari denigron me video fyese senatin pedagogjik të shkollës

Më: 7 dhjetor 2016 Në ora: 10:36
Ilustrim

Një 20-vjeçar me iniciale M.N është proceduar penalisht dhe po hetohet në gjendje të lirë për shkak të disa fotove dhe videove fyese që publikoi në Facebook të senatit dhe këshillit pedagogjik të shkollës së mesme profesionale në Kamëz.

Sipas policisë së Tiranës, i riu publikoi në rrjetin social video dhe komente denigruese.

Arsyet e veprimit të tij janë të panjohura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat