Një grua dhe një vajzë përndiqen në Tiranë, një i moshuar në pranga

Kronikë e zezë

Një grua dhe një vajzë përndiqen në Tiranë, një i moshuar në pranga

Më: 7 dhjetor 2016 Në ora: 18:15
Ilustrim

Një e re nga Tirana, i është drejtuar policisë për të denoncuar një djalë të ri, i cili e përndiqte në mënyrë të vazhdueshme prej disa kohësh.

Mësohet se ditën e djeshme, 19-vjeçarja A.Z., bëri denoncimin ndaj 24 vjeçarit B.B., banues në Fushë Krujë, duke thënë se prej disa kohësh në mënyrë të përsëritur, e ka përndjekur duke i shkaktuar frikë dhe ankth.

Për shkak se situata vazhdonte prej disa kohësh dhe e reja nuk ndihej më e sigurt, bëri denoncimin, ndërsa policia po punon për kapjen e autorit.

Edhe rasti i dytë është regjistruar po në kryeqytet ku një i moshuar ka përfunduar në pranga, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur shtetasen M.L., 47 vjeçe, banuese në Tiranë.

Ka qenë kjo e fundit që ka kërkuar ndihmën e policisë, gjë që çoi edhe në arrestimin e 67 vjeçarit F.Z., banues në kryeqytet, këtë të martë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat