Ekzekutohet me plumb në kokë shqiptari në Kanada

Kronikë e zezë

Ekzekutohet me plumb në kokë shqiptari në Kanada

Më: 8 dhjetor 2016 Në ora: 18:11
Ardian Kaloshi

Ardian Kaloshi është ekzekutuar me plumb në kokë në Toronto të Kanadasë. Policia kanadez thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 9:52 në mbrëmjen e së mërkurës, kur u raportua për të shtëna dhe kur mbërritën në vendngjarjen gjetën të shtrirë përtokë Kaloshin me plagë të rëndë në kokë.

Sipas policisë, Kaloshi ndodhej në shoqërinë e disa personave të tjerë në momentin e atentatit, por nuk është e qartë se sa persona ndodheshin ulur në një tavolinë jashtë lokalit, raporton panorama. 

Kaloshi u dërgua me urgjencë në spitalin, por disa minuta më vonë mjekët e deklaruan të vdekur.

Hetuesit u thanë gazetarëve se Kaloshi ka jetuar në veri të qytetit, por nuk ka një vendqëndrim të qartë.

Kaloshi ishte i njohur për policinë, pasi kishte një të kaluar kriminale.

46-vjeçari u vra në një zonë, ku njerëzit mblidhen për t’u argëtuar.

Dyshohet se ai shkonte shpesh në këtë zonë dhe vrasësit mund të kenë mësuar itinerarin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat