Aksident në Mat, makina përplas rëndë një fëmijë që po shkonte në shkollë

Kronikë e zezë

Aksident në Mat, makina përplas rëndë një fëmijë që po shkonte në shkollë

Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 09:26
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një fëmijë 9 vjeç i cili shkonte në shkollë, mbeti i plagosur rëndë mëngjesin e sotëm.

Aksidenti ka ndodhur në periferi të qytetit të Burrelit. Blerina Rami, 21 vjeçe, e cila drejtonte një Mercedes Benz ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka aksidentuar fëmijën që ecte anash rrugës.

Forcat e policisë kanë arrestuar në flagrancë drejtuesen e mjetit, ndërsa fëmija është transportuar në spitalin e traumës Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat