Tiranë, djali dhunon babain dhe e kërcënon me thikë

Kronikë e zezë

Tiranë, djali dhunon babain dhe e kërcënon me thikë

Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 17:27
Policia

Një 22 vjeçar është shpallur në kërkim nga policia, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka kanosur me thikë babain.

E.M., banues në Fushë-Mëzes, dyshohet se ditën e djeshme gjatë një konflikti për motive të dobëta në banesë ka ushtruar dhunë psikologjike, ndërsa e ka kërcënuar edhe me thikë babait të tij, G.M., 52 vjeç.

Duke mos e duruar dot dhunën, ka qenë vetë kryefamiljari ai që bëri denoncimin në polici, ndërsa ndaj tij u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhërit të mbrojtjes.

Policia po punon për kapjen e të riut, pasi ndaj tij rëndon vepra penale “Dhuna në familje”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat