Kapen dy shqiptarë me pasaporta të vjedhura

Kronikë e zezë

Kapen dy shqiptarë me pasaporta të vjedhura

Më: 13 dhjetor 2016 Në ora: 17:43
ilustrim

Dy shqiptarët me inicialet V.H dhe E.M përkatësisht, 25 dhe 32 vjeç, u ndaluan në aeroportin e Lanzarotes në Itali, duke mos u lejuar të shkonin deri në Irlandë si nënshtetas italianë. Ata të dy kishin me vete pasaporta të vjedhura të dy shtetasve italianë.

Stafi i avionit me të cilin shqiptarët do të udhëtonin, kishin raportuar në polici dyshimet për identitetet e tyre të rreme. Dyshimet e stafit rezultuan të vërteta dhe u zbulua se identitetet e tyre ishin të rreme dhe pasaportat ishin raportuar të vjedhura në policinë italiane.

Gjatë kontrollit që iu bë bagazheve të tyre, u gjetën 2 pasaporta shqiptare me identitetet e vërteta të tyre.

Ata rrëfyen se i kishin gjetur pasaportat në tregun e zi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat