Ia marrin veturën, arrestohen dy persona

Kronikë e zezë

Ia marrin veturën, arrestohen dy persona

Më: 15 dhjetor 2016 Në ora: 11:06
Ilustrim

Policia e Kosovës dje rreth orës 20:00 ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën mashtrim.

Rasti është raportuar me datën 14 dhjetor rreth orës 14:00, nga ana e viktimës i cili i ka deklaruar se me personat e dyshuar, kanë qenë duke bërë një marrëveshje për shitblerje automjetesh, mirëpo të dyshuarit duke mashtruar viktimën me automjetin e viktimës janë larguar në drejtim të qytetit të Vushtrrisë.

Ka qenë organizimi i mirë i punës në  mes stacionit policor qendra dhe stacionit të Vushtrrisë që ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar: R. M, 55 vjeç, dhe A. M, 22 vjeç.

 Gjithashtu hetuesit kanë arritur që të gjejnë automjetin me të cilin janë larguar personat e dyshuar, dhe të njëjtin i kanë kthyer palës ankuese.

 Personat e dyshuar  po mbahen në qendrën e paraburgimit në Prishtinë, ata do të dërgohen në gjykatën kompetente pas përfundimit të veprimeve të nevojshme hetimore dhe procedurale, që do të ndërmerren nga ana e hetuesve,  për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat