Shqiptari rreh të dashurën për vdekje sepse hapi adresë Facebook-u

Kronikë e zezë

Shqiptari rreh të dashurën për vdekje sepse hapi adresë Facebook-u

Më: 15 dhjetor 2016 Në ora: 12:47
Ilustrim

Renato Xhija, 30 vjeç lindur në Shijak dhe banues në Rovigo Itali, është akuzuar për krimin e dhunës ndaj të dashurës së tij sepse ajo kishte hapur një profil në Facebook.

Shqiptari ishte i dhunshëm dhe kishte temperament agresiv që e kishte çuar deri aty sa të mos e lejonte të dashurën e tij të fliste në telefon me familjen e saj dhe aq më pak me miqtë.

Çifti në atë kohë jetonte në Rovigo. Në 5 tetor të vitit 2013 ai e goditi atë në fytyrë duke e hedhur në tokë pasi zbuloi se ajo kishte hapur një profil në rrjetin social Facebook.

Ai e telefononte shpesh duke e quajtur prostitutë që nuk e paguanin dhe e akuzonte se ajo kishte një të dashur tjetër.

Disa ditë më parë, Renato Xhija u dënua në gjykatën e Rovigos për abuzim ndaj të dashurës së tij. Në sallën e gjyqit e dashura e tij tha se Xhija e kishte kërcënuar edhe se do i digjte fytyrën me acid.

Gjyqtari kishte provat e mjaftueshme për ta dënuar 30-vjeçarin me 3 vite e 4 muaj burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat