Rrahje në shkollën e Lipjanit, arrestohen tre nxënës

Kronikë e zezë

Rrahje në shkollën e Lipjanit, arrestohen tre nxënës

Nga: Bota Sot Më: 16 dhjetor 2016 Në ora: 11:47
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 11:00, ka marrë informacionin se në Lipjan, saktësisht në korridorin e një shkolle, ka ndodhur një përleshje fizike mes disa personave(nxënësve).

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga hetuesit e stacionit policor të Lipjanit  si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.

Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me një rast këndim trupor, ku  gjatë përleshjes lëndime trupore ka pësuar viktima: B. B, 14 vjeç.

Pak minuta pas raportimit të rastit  policia ka arritur të identifikoj dhe të arrestojë tre  persona: M. B,   14 vjeç,  P. B,  15 vjeç, dhe M. M 14 vjeç për të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në rastin në fjalë.

Ndaj të dy të dyshuarve pas marrjes së autorizimit nga ana e  Prokurorit të shtetit, policia ka shqiptuar masën e ndalimit policor për 24 orë, për veprën lëndim trupor ndërkohë që i dyshuari i tretë, M.M, me rekomandim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat