Lënë karikuesin në prizë, apartamenti i tre vajzeve në Tiranë shkrumbohet nga flakët

Kronikë e zezë

Lënë karikuesin në prizë, apartamenti i tre vajzeve në Tiranë shkrumbohet nga flakët

Më: 17 dhjetor 2016 Në ora: 11:03
Ilustrim

Një apartament i ndodhur në katin e dytë të një pallati në Tiranë, ku banojnë me qira tre vajza, u përfshi nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit, 03:00.

Vajzat kanë njoftuar menjëherë policinë dhe forcat zjarrfikëse, por të përfshira nga paniku, njëra prej tyre ka dashur të hidhet nga ballkoni për t’i shpëtuar djegies. Burime për Gazeta Express thanë se ato kanë kapërcyer nga ballkoni i tyre tek ballkoni i fqinjëve në apartamentin ngjitur. Pallati ndodhet në zonën e Unazës së re në kryeqytet, pranë Astirit, ndërsa shumë banorë dolën jashtë shtëpive nga frika e përhapjes masive të zjarrit edhe në banesat e tyre.

Sipas policisë e cila ka nisur hetimet, paraprakisht dyshohet që shkak për zjarrin të jetë bërë një defekt në sistemin elektrik të banesës. Dyshohet se defekti ka dhënë masë në një karikues telefoni i cili ishte në prizë. Vajzat kanë qenë në gjumë ndaj kur e kanë ndjerë erën e tymit flakët kishin filluar të përhapeshin. Katër makina zjarrfikëse bënë të mundur shuarjen e flakëve ku fatmirësisht nuk u shënua i lënduar.

E vetmja që ju drejtua spitalit, është njëra nga vajzat, e cila pësoi fraktura në këmbë në momentin kur mes panikut ka kapërcyer ballkonin. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat