Digjet një veturë në lëvizje

Kronikë e zezë

Digjet një veturë në lëvizje

Më: 21 dhjetor 2016 Në ora: 11:51
Ilustrim

Një veturë në lëvizje është djegur dje në fshatin Trudë të Prishtinës.

Policia e Kosovës bën të ditur se viktima  derisa ishte duke lëvizur me veturë, në rrethana të panjohura  i është përfshirë nga zjarri.

Ngasësi-viktima në momentin e zjarrit ka arritur të largohet nga vetura, me ç’rast ka pësuar edhe lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat