Burg për Desarën, i dogji 4 makina të dashurit pas sherrit

Kronikë e zezë

Burg për Desarën, i dogji 4 makina të dashurit pas sherrit

Më: 23 dhjetor 2016 Në ora: 09:49
Desara Mançellari

Emri i 23-vjeçares Desara Mançellari u mediatizua në prill të vitit 2016 për shkak të përfshirjes së saj në një zjarrvënie të qëllimshme me pasojë shkatërrimin e katër automjeteve në Tiranë.

Automjetet e dëmtuara u përkisnin familjarëve të një djali me të cilin ajo kishte pasur një raport dashuror por që ishte prishur.

Dy ditë më parë, në përfundim të 6 seancave, gjykata shpalli vendimin përfundimtar duke e deklaruar fajtore, 23-vjeçaren. Ajo u dënua me 3 vjet e 6 muaj heqje lirie, dënim që shkoi në 2 vjet e 4 muaj për shkak doja u gjykua me procedurën e gjykimit të shkurtuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat