Sekuestrohen 24 kg drogë, e pabesueshme ku e kishte fshehur 55-vjeçari

Kronikë e zezë

Sekuestrohen 24 kg drogë, e pabesueshme ku e kishte fshehur 55-vjeçari

Më: 23 dhjetor 2016 Në ora: 10:21
Vetura ku ishte fshehur droga

24 kilogramë kanabis është sekuestruar nga policia në pikën kufitare të Moriqanit, ndërsa në pranga ka rënë një 55 – vjeçar. 

I arrestuari është Islam Binjaku, banues në Tiranë, person me precedentë të mëparshëm penalë.

Sipas policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në mjetin “Benz” me targa AA 639 NO, me drejtues dhe pronar 55 – vjeçarin Binjaku, efektivët e policisë dyshuan se në brendësi të tij mund të kishte lëndë narkotike.

[WhatsApp Image 2016-12-23 at 10.03.01 AM (1)]

Ndaj, ata ushtruan kontroll të imtësishëm dhe në pjesën e poshtme të makinës u konstatua një shtesë, ku në brendësi të saj u gjetën plot 28 pako, me peshë 24 kilogramë e 150 gramë kanabis.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat