Biznesmenit gjirokastrit i djegin makinën e re: Ma kanë bërë me qëllim

Kronikë e zezë

Biznesmenit gjirokastrit i djegin makinën e re: Ma kanë bërë me qëllim

Më: 28 dhjetor 2016 Në ora: 10:11
Ilustrim

Makina “ Peugeot 307” e sapoblerë e një biznesmeni në Gjirokastër është përfshirë nga flakët tërësisht dhe dyshohet se djegia është e qëllimshme.

Ajo ishte pronë e G. Sinoimerit, pronarit të një moteli dhe lokali në zonën turistike të qytetit.

Vetë Sinoimeri tha për mediat se makinën sapo e kishte blerë dhe dyshonte se djegia e saj ishte e qëllimshme e madje ai kishte disa pista ku mund të hetohej.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat