"Vjehrri më përdhunonte djalin’, ekspertizë të voglit pas akuzave të Levantit

Kronikë e zezë

"Vjehrri më përdhunonte djalin’, ekspertizë të voglit pas akuzave të Levantit

Më: 28 dhjetor 2016 Në ora: 12:04
Marjan Levanti me gruan dhe fëmijët

Pas dëshmisë së dhënë nga Marjan Levanti, kanë nisur hetimet për dyshimin se djali i tij 7-vjeçar mund të jetë dhunuar fizikisht nga ish-vjehrri.

Levanti, i cili tashmë është i arrestuar ka deklaruar se pak ditë më parë në Tiranë, plagosi në banesën e tyre, ish-vjehrrin, ish-vjehrrën dhe ish-kunatin pasi i dhunonin djalin 7-vjeçar, shkruan Panorama. Prokuroria ka vendosur ta verifikojë këtë pretendim, ndaj është vendosur që të kryhet një ekzaminim mjekoligjor te 7-vjeçari. Po ashtu pritet që i vogli të merret në pyetje në prani të psikologut.

Pikërisht për këtë arsye, Marjan Levanti pretendon se ka shkuar më datë 23 dhjetor 2016 te shtëpia e prindërve të ish-gruas dhe ka takuar fëmijët e tij. Pas këtij momenti, ndodhi edhe plagosja e trefishtë.

Sipas Prokurorisë, Marjan Levanti, i cili prej rreth dy muajsh nuk jetonte me të shoqen dhe dy fëmijët (djalë e vajzë, të moshës 7 e 3 vjeç), për shkak të mosmarrëveshjeve mes tyre, ka shkuar në banesën e së shoqes -  e cila jetonte në shtëpinë e të atit, dhe pasi ka takuar djalin e madh, është fshehur poshtë një krevati, në një prej dhomave të katit të dytë.    

Pasi Eleni Levanti u kthye në banesë dhe u përball me ish-burrin, ajo kërkoi ndihmën e familjarëve të cilët ndërhynë. Nga ngjarja mbetën të plagosur babai, nëna dhe vëllai i saj, si pasojë e goditjeve me thikë nga Marjan Levanti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat