Digjet një makinë në Elbasan

Kronikë e zezë

Digjet një makinë në Elbasan

Më: 29 dhjetor 2016 Në ora: 11:15
Ilustrim

Mëngjesin e së enjtes në lagjen “Sul Paprri” në Elbasan është djegur pjesërisht mjeti tip “Opel Corsa” në pronësi të shtetasit L.L.

Makina e 73-vjeçarit, banues ne Elbasan, ishte e parkuar para derës së banesës.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat