Tentuan të shkojnë në Angli me dokumente false, ndalohen 2 shqiptarët

Kronikë e zezë

Tentuan të shkojnë në Angli me dokumente false, ndalohen 2 shqiptarët

Më: 29 dhjetor 2016 Në ora: 12:12
Aeroporti i Xhenovas

Dy shtetas shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi janë zbuluar se po tentonin që me dokumente false të shkonin për në Britaninë e Madhe.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane sipas të cilave, dy të rinjtë Edvin Rapo 30 vjeç dhe Erald Hoxha 26 vjeç u ndaluan në aeroportin e Xhenovas. Ata u zbuluan me karta identiteti të falsifikuara greke teksa po përpiqeshin të udhëtonin drejt Londrës.

Sipas policisë italiane ata ishin të veshur mirë, pa bagazhe e me 500 euro në portofol. Dy shqiptarët kishin mbërritur në Xhenova një ditë më parë me pasaportat e tyre shqiptare e një ditë më pas me karta identiteti greke të falsifikuara po përpiqeshin të udhëtonin drejt Britanisë së Madhe.

Sipas hetimeve të para të autoriteteve italiane të koordinuara nga Stefano Puppo, dy shqiptarët janë përdorur ose po eksperimentonin mbi masat e sigurisë në aeroportin e Xhenovas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat