Kapet gjermani me 17 kg kanabis në doganën e Hanit të Hotit

Kronikë e zezë

Kapet gjermani me 17 kg kanabis në doganën e Hanit të Hotit

Më: 29 dhjetor 2016 Në ora: 13:10
Vetura ku policia gjeti drogën

Policia ka zbuluar dhe sekuestruar sot një sasi prej 17 kg kanabis në Pikën Kufitare të Hani Hotit, e cila ishte e fshehur në një automjet, ndërsa është vënë në pranga një 29-vjeçar gjerman.

Sipas policisë, në pranga ka rënë gjermani Pawel Keksel.

AI u ndalua pasi gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në mjetin tip “Volvo” me targë HAIC130, me drejtues dhe pronar shtetasin gjerman, Shërbimet e Policisë kanë dyshuar se në brendësi të mjetit mund të kishte lëndë narkotike.

Menjëherë Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll të imtësishëm ku në pjesë të ndryshme të automjetit u gjetën 31 pako me peshë 17 kg lëndë narkotike kanabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotikëve”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat