Vdes në Mitrovicë serbja 23 vjeçare

Kronikë e zezë

Vdes në Mitrovicë serbja 23 vjeçare

Më: 30 dhjetor 2016 Në ora: 20:35
Ilustrim

Milena L. rreth 23 vjeçare nga qyteti Krushevac i Serbisë, punëtore në kafiterinë “Aktiv” në veri të Mitrovicës, ka humbur jetën sot në rrethana të pasqaruara deri më tani.

Sipas këtyre burimeve, ajo sot rreth mesditës gjatë orarit të punës, ka përjetuar dhimbje në stomak dhe menjëherë është dërguar në spitalin e veriut të Mitrovicës, ku rreth orës 13:15 ka vdekur.

Mësohet së trupi i pajetë do të dërgohet nesër për obduksion në Prishtinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat