Tiranë, 10 vjeçarja humb jetën prej alkoolit, babai: Po pinte me mua!

Kronikë e zezë

Tiranë, 10 vjeçarja humb jetën prej alkoolit, babai: Po pinte me mua!

Më: 2 janar 2017 Në ora: 07:48
Ilustrim

Ardhja e vitit të ri ka shënuar edhe viktimën e parë në Tiranë.

Bëhet fjalë për një një vajzë 10 vjeçe, ende e paidentifikuar, e cila ka humbur jetën si pasojë e konsumimit të tepërt të alkoolit. 

Mësohet se 10 vjeçarja kishte konsumuar verë gjatë mbrëmjes së djeshme, ndërkohë gjatë ditës së sotme kishte konsumuar edhe birrë. Ka qenë i ati i vajzës që ka rrëfyer se si 10 vjeçarja ka konsumuar alkool me të.

“Mbrëmë duke festuar pimë të gjithë, vajza piu verë me mua”, mësohet të ketë thënë i ati i vajzës. 

Sipas Albeu.com vajza sot ka qenë vetëm në shtëpi, që nga dreka deri në darkë, ndërkohë prindërit kur janë kthyer në shtëpi e kanë gjetur atë në gjendje shoku, e më pas ka ndërruar jetë. Ekspertiza ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat