Vrasje në Shkup, ende në rrethana të paqarta!

Kronikë e zezë

Vrasje në Shkup, ende në rrethana të paqarta!

Më: 2 janar 2017 Në ora: 10:05
Ilustrim

Vrasje në rrethana të paqarta në Shkup. Kufoma e personit 50 vjeçar është gjetur në rrugën e “Prizrenit” në Shkup.

Dje pasdite rreth orës 14 nga ambulanca e Ndihmës së Shpejtë në Shkup, është intervenuar në “Prizren”, në shtëpinë e të moshuarve kishte person të shtrirë. Bëhet fjalë për personin me iniciale D.I., punonjës në një kompani të vendosur në “Prizren”, ku ishte gjet i vdekur.

Sipas mjekut të ambulancës vdekja ka ndodhur si pasojë e goditjes me një mjet të fortë në kokë.

Me urdhër të Prokurorit Publik kufoma është transferuar për obduksion. Policia ka marrë masa për të sqaruar plotësisht ngjarjen. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat