Plagosje me armë zjarri në Burrel

Kronikë e zezë

Plagosje me armë zjarri në Burrel

Më: 2 janar 2017 Në ora: 19:41
Pamje nga vendngjarja

Një person është plagosur me armë zjarri në qytetin e Burrelit.

Bëhet me dije se shtetasi me inicialet B.M është plagosur me armë zjarri nga një person edne i pa identifikuar, ndërsa është dërguar me urgjencë në spital.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa ende nuk dihen motivet.

Image

Njoftimi i policisë

Informacion paraprak

Rreth orës 18.30 në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Mat ka ardhur një telefonatë se në lagjen "Pjetër Budi" të qytetit Burrel ka një plagosje me armë zjarri.

Menjëherë në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë ku ka rezultuar se:

Shtetasi B.M, rreth 56 vjeç, në momentin që ka shkuar në garazh për të marrë automjetin e tij është qëlluar në drejtim të tij me armë zjarri nga një shtetas ende i paidentifikuar.

Si pasojë e të shtënave shtetasi B.M, ka mbetur i plagosur i cili është transportuar menjëherë në spitalin e Burrelit jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ka sekuestruar në vendngjarje dy gëzhoja të qitura nga një armë zjarri pistoletë e tipit "Zastava".

Në hyrje dhe në dalje të qytetit Burrel janë ngritur pika kontrolli.

Si dhe po vijon krehja e zonës për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat