Kanabis në makinë, arrestohet 19-vjeçari

Kronikë e zezë

Kanabis në makinë, arrestohet 19-vjeçari

Më: 4 janar 2017 Në ora: 15:31
Ilustrim

Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi u kap me disa doza kanabis. Mësohet se në pranga ka përfunduar shtetasi Kevin Dukati, banues në Sauk të Vjetër.

Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit të ushtruar në makinën e tij tip “Mercedes Benz”, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një dorezë metalike dhe një dozë lëndë narkotike, të dyshuar kanabis sativa. Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar, në banesën e adoleshentit, u gjetën e u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, rreth 20 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kanabis sativa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat