Breshëri plumbash për të mos e lejuar që të futej në fshat

Kronikë e zezë

Breshëri plumbash për të mos e lejuar që të futej në fshat

Më: 5 janar 2017 Në ora: 09:44
Vetura e sulmuar nga plumbat

Në 35 – vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Dibrës, pasi tentoi të vriste me armë zjarri një person. Ai është Arjan Skënderi nga fshati Kllobçisht, i cili sipas policisë gjatë ditës së mërkurë ka tentuar të vrasë 43 – vjeçarin A. B, lindur e banues në Okshatinë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 10:30, në vendin e quajtur varrezat e fshatit Kllobçisht, në rrugën automobilistike të këtij fshati, Skënderi sapo ka konstatuar 43 – vjeçarin, i cili ka qenë udhëtonte me makinë është afruar ka qëlluar një herë me armë zjarri mbi xhamin e pasëm, duke e thyer plotësisht.

Fatmirësisht A. B nuk ka pësuar lëndime nga e shtëna me armë zjarri.

Nga hetimet paraprake të policisë rezulton se i arrestuari nuk ka dashur që 43 – vjeçari A.B të shkonte në këtë fshat, pasi në vitin 2007, vëllai A. B, i quajtur A. B, ka vrarë me armë zjarri shtetasin J. M. (dhëndri i Arjan Skënderit).

Grupi hetimor ka kryer veprimet në vendin e ngjarjes  por nuk u arrit të gjendet gezhoja për shkak edhe të motit të keq me dëborë , por dyshohet se pistoleta mund të ketë qenë  me mulli.

Vijonë veprimet për gjetjen e gëzhojës dhe të armës së zjarrit, si dhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat