Plaçkitet shkolla në Reçicë të Madhe, ja me sa euro u "pasuruan" hajdutët

Kronikë e zezë

Plaçkitet shkolla në Reçicë të Madhe, ja me sa euro u "pasuruan" hajdutët

Më: 5 janar 2017 Në ora: 16:54
Ilustrim

Një vjedhje në shkollën fillore “Përparimi” në Reçicë të Madhe kanë kryer autorë të panjohur natën mes së martës dhe së mërkurës. Vlerësohet se është shkarkuar dëm prej 44.000 denarë, apo rreth 700 euro.

Siç informon zëdhënësi i SPB Tetovë Marjan Josifovski, plaçkitësit kanë hyrë në shkollë pasi me dhunë e kanë hapur dritaren në përdhes.

“Pastaj kanë hyrë në zyrën e drejtorit dhe e kanë marrë shtëpizën e kompjuterit, dy printerë dhe tre tonerë, ndërsa e kanë aktivizuar edhe aparatin zjarrfikës me të cilin e kanë spërkatur tërë hapësirën. Nga hapësira e mësimdhënësve kanë marrë një shtëpizë kompjuteri dhe disa sende të tjera me çka, sipas drejtorit të shkollës H.A (50) nga Tetova, kanë fituar dobi pronësore prej 44.000 denarë” deklaroi Josifovski.

Policia ka kryer ekspertizë dhe punon në zbulimin e autorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat