Vdes një tjetër i burgosur

Kronikë e zezë

Vdes një tjetër i burgosur

Më: 6 janar 2017 Në ora: 16:23
Ilustrim

Disa ditë pasi 22-vjeçari Estref Halili u vetëvar burgun e Rrogozhinës, një tjetër i burgosur ka humbur jetën.

Burime nga policia bëjnë me dije se viktima është R.D., 55 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka gjetur vdekjen ditën e djeshme në ambientet e spitalit “Nënë Tereza”, ku ndodhej për shkak të gjendjes shëndetësore.

Nga veprimet e para hetimore, rezultoi se vdekja e 55-vjeçarit ka ardhur për shkaqe natyrale, bëjnë me dije burime nga policia.

Grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të vdekjes së të burgosurit, ndërsa pritet edhe ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e saktë.

Lidhur me rastin, materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat