Shqiptari e plagosi me thikë para fëmijëve, por dëshmia e gruas shtang Gjykatën!

Kronikë e zezë

Shqiptari e plagosi me thikë para fëmijëve, por dëshmia e gruas shtang Gjykatën!

Më: 13 janar 2017 Në ora: 11:32
Ilustrim

“Ai që të rreh të do”. Kështu duket të jetë historia e një çifti bashkëshortësh shqiptarë në Itali.

Pak ditë më parë policia italiane arrestoi një 44 vjeçar shqiptar pasi dhunoi dhe plagosi me thikë gruan e tij, para fëmijëve të mitur.

Por edhe pse u arrestuar nga Policia italiane, dëshmia që ka dhënë gruaja në sallën e gjyqit ka shtangur të gjithë. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, 36 vjeçarja i ka dalë në mbrojtje burrit, duke kërkuar t’i hiqet masa e arrestit, të mos dënohet dhe duke e justifikuar gjithë atë ngjarje me një çmenduri të momentit.

Madje jo vetëm kaq, por ajo ka shkuar edhe më tej kur e ka cilësuar bashkëshortin si një burrë punëtor dhe baba shembullor dhe kërkoi të mos ndëshkohet, duke tërhequr gjithë akuzat.

“Është njeri i mirë, baba i mirë dhe familjar i mirë, ishte e gjitha një aksident i tmerrshëm” ka thënë ajo.

Ngjarja në fjalë ndodhi mëngjesin e 2 Janarit, ku pas një grindje të çastit, 44 vjeçari shqiptar i është sulur me thikë gruas së tij duke e plagosur në sy të fëmijëve. Britmat e saj alarmuan fqinjët të cilët njoftuan policinë, e cila bëri të mundur prangosjen e shqiptarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat