Digjen tre vetura në Shkup

Kronikë e zezë

Digjen tre vetura në Shkup

Më: 13 janar 2017 Në ora: 15:29
Ilustrim

Në Shkup ka vazhduar trendi i djegies së veturave ndërsa MPB e Maqedonisë deri tani nuk ka mundur të gjejë shkaktarët e zjarreve.

Në bulevarin ”8 shtatori” në Shkup janë djegur dy vetura, njëra tip ‘golf dy’ e cila është djegur tërësisht kurse vetura tjetër e tipit ”passat” e personit N.N është djegur pjesërisht.

Vetura e tretë është djegur në fshatin Studeniçan të Shkupit. Vetura ‘opel vectra’ ka qenë e personit A.R.

Pronari i veturës së tretë nuk ka kërkuar që të hetohet djegia e veturës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat