Aksident në dalje të Strumicës, lëndohen dy persona

Kronikë e zezë

Aksident në dalje të Strumicës, lëndohen dy persona

Më: 14 janar 2017 Në ora: 12:45
Ilustrim

Aksidenti në komunikacion mes makinës “BMW 316” me targa bullgare dhe makinës për prerje të druve, e drejtuar nga T.P (32) dhe E.SH. (31) prej Strumice, ka ndodhur mbrëmë në rrugën magjistrale Strumicë-Novo Sellë, në dalje të Strumicës.

Siç informuan nga MPB, në aksident me lëndime trupore ka kaluar E.SH dhe T.P, të cilëve u është dhënë ndihmë mjekësore në Qendrën mjekësore në Strumicë.

Hetim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i stacioni policior në Strumicë, për të zbardhur rastin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat