Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00, në rrugën "Aleksander Moisiu", në Tiranë.
Policia bën me dije se është plagosur me armë zjarri Xh. K., 22 vjeç, ai është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.