Plagosje me armë zjarri në Shkodër, qëllohet 26-vjeçari

Kronikë e zezë

Plagosje me armë zjarri në Shkodër, qëllohet 26-vjeçari

Më: 16 janar 2017 Në ora: 17:45
Ilustrim

Një 26-vjeçar në Shkodër është qëlluar me armë zjarri nga persona të paidentifikuar, duke mbetur i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur tek vendi i quajtur “5 Heronjtë” rreth orës 16:40. I plagosuri është me iniciale A.A, i cili u qëllua me plumb në këmbë. Ai është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve dhe vendosjen para përgjegjësisë penale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat