Masakrohet dhe grabitet 50-vjeçari në mes të qytetit

Kronikë e zezë

Masakrohet dhe grabitet 50-vjeçari në mes të qytetit

Më: 17 janar 2017 Në ora: 12:03
Ilustrim

Një burrë është masakruar në mes të Shkodrës dhe më pas është grabitur. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme dhe në pranga janë vendosur 3 të rinj.

Burime nga Policia e Shkodrës thanë se kanë arrestuar, Kristjan Volaj, 26 vjeç, banues në Malësi të Madhe, Vuksan Kulla, 29 vjeç, banues në Shkodër dhe Edison Malgjoni, 27 vjeç, banues  në Pukë.

Këta tre persona janë arrestuar sepse dje në lagjen “Naim Gjylbegu”, Shkodër, përballë stadiumit “Loro Boriçi”, dyshohet se kanë dhunuar fizikisht, 50-vjeçarin me inicialet P. Q., banues në Malësi të Madhe, dhe i kanë marrë me dhunë telefonin celular të markës “Samsung S4”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat