Në fshatin Strellc i ulët në komunën e Deçanit është arrestuar një person, pasi ka postuar foto me armë në rrjetin social Facebook.
Të dyshuarit i janë konfiskuar armët nga njësitë policore, ku kishte pushkë gjuetie karabine, një dylbi të armës dhe një fishek të kalibrit 8X57 milimetra.
I dyshuari është liruar me urdhër të prokurorit pas marrjes në pyetje nga organet shtetërore.