Gjenden dy kova me municion në bodrumin e një shtëpie në Çair të Shkupit

Kronikë e zezë

Gjenden dy kova me municion në bodrumin e një shtëpie në Çair të Shkupit

Më: 6 shkurt 2017 Në ora: 15:55
Ilustrim

Në ambientet e bodrumit të një objekti banimi në lagjen Çair të Shkupit janë gjetur dy kova të mbushura me municion të ndryshëm, bomba dore dhe granata minahedhëse.

Gjatë ekspertizës në vendin e ngjarjes, në hapësirat e bodrumit policia ka gjetur 19 granata të kalibrit 40 mm në rrethoren e fishekëve, 12 granata 40 mm të ngjitura me selotejp në kuti kartoni, dy bomba dore prodhim kinez, një shkrepëse për bombë dore, 25 plumba municion manovrik të kalibrit 7,62 mm dhe 10 plumba të kalibrit 7.62 mm municion mbushje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat