Sherr në Tiranë, vëllai rreh në mes të lokalit motrën e tij

Kronikë e zezë

Sherr në Tiranë, vëllai rreh në mes të lokalit motrën e tij

Më: 7 shkurt 2017 Në ora: 09:56
Ilustrim

Një ngjarje aspak e këndshme ka ndodhur ditën e djeshme në një lokal në Tiranë.

Një 38-vjeçar për arsye banale ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij, me iniciale N.Ll.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00, në rrugën “Llazi Miho”, në një lokal në Tiranë, ku Armando Ll pasi ka bërë debate me motrën e tij ka nisur ta godas në mes të lokalit.  Policia ka vajtur ne vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar 38-vjeçarin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat