Vdes 32 vjeçari nga Tirana, gjendet i pajetë në makinë

Kronikë e zezë

Vdes 32 vjeçari nga Tirana, gjendet i pajetë në makinë

Më: 8 shkurt 2017 Në ora: 18:42
Ervin Myrtaj

Një tjetër shqiptar ka humbur jetën ditën e sotme në Itali.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, viktima është 36-vjeçari Ervin Myrtaj, nga Tirana.

Ngjarja ka ndodhur në Xhenova, ku i riu shqiptar është gjendur i pajetë brenda në automjetin e tij.

Ka qenë bashkëshortja që e ka gjetur atë të pajetë, teksa ky i fundit sapo kishte dalë nga shtëpia.

Të dhënat e para flasin për atak kardiak, ndërkohë që hetimet pritet të zbardhin motivet e ndarjes nga jeta të 36 vjeçarit.

Vdekja e të riut, e çon në katër numrin e shqiptarëve që kanë ndërruar jetë brenda pak ditësh në Itali. Të dielën, dy vajza shqiptare mbetën të vdekura në një aksident pranë Romës, ndërsa dy ditë më parë një 21-vjeçar humbi jetën si pasojë e një aksidenti.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat