Shkupi dje - 6 aksidente, një person i lënduar

Kronikë e zezë

Shkupi dje - 6 aksidente, një person i lënduar

Më: 9 shkurt 2017 Në ora: 11:21
Ilustrim

Një person është lënduar lehtë në një nga gjashtë aksidentet e trafikut që kanë ndodhur në ditën e djeshme në rajonin e Shkupit. Në pesë aksidentet tjera janë regjistruar vetem dëme material.

Ekipet e policisë së komunikacionit kanë sanksionuar 12 vozitës të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar, pesë për shkak të mosrespektimit të sinjaleve rrugore, tre nën ndikimin e alkoolit, 12 vozitës që kanë qarkulluar pa leje për vozitje dhe vetura të paregjistruara, si dhe 19 vozitës janë sanksionuar për shkak të mos vënies së rrypit të sigurisë dhe përdorimit të celularit gjatë vozitjes. Janë sanksionuar gjithashtu edhe pesë këmbësorë të cilët kanë thyer rregullat e komunikacionit, poashtu  janë dënuar edhe 56 vozitës për parkim jo adekuat.

Karrotreci ka larguar 74 makina që kanë qenë pengesë për qarkullimin e lirshëm të komunikacionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat