Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplaset me pemët

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplaset me pemët

Më: 12 shkurt 2017 Në ora: 08:21
Aksidenti

Ka ndodhur një aksident i rëndë pranë rrugës së Elbasanit në Tiranë ku një mjet si pasojë e shpejtësisë ka humbur kontrollin duke u përplasur me pemët anësore. 

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore si dhe ambulanca e cila ka transportuar për në spital në gjendje të rëndë për jetën drejtuesin e mjetit të aksidentuar. 

Policia ka nisur hetimet paraprake për zbardhjen e këtij aksidenti të rëndë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat