Aksident në Shkup, lëndohen gjashtë persona

Kronikë e zezë

Aksident në Shkup, lëndohen gjashtë persona

Më: 12 shkurt 2017 Në ora: 11:18
Ilustrim

Gjashtë persona janë lënduar në një aksident komunikacioni, i cili ka ndodhur sot në orën katër të mëngjesit në udhëkryqin tek bulevardi “Partizanski odredi” dhe “8 Shtatori” në Shkup, mes katër makinave. Me lëndime më të rënda ka kaluar bashkëudhëtarja në njërën nga makinat.

Siç informojnë nga SPB në Shkup, aksidenti ka ndodhur mes makinave “Audi A6” e drejtuar nga V.D nga Shkupi, “Mercedes C200” e drejtuar nga S.K nga Shkupi, “Opel Astra” e drejtuar nga D.S dhe “Fiat Linea” me targa të Strugës e drejtuar nga L.U.

Pas aksidentit vozitësit V.D dhe S.K me makinën e Ndihmës së Shpejtë janë dërguar në spitalin e përgjithshëm “8 Shtatori”, L.U dhe bashkëudhëtari i tij A.T nga Shkupi janë dërguar në klinikën “Shën Naumi i Ohrit”, ndërsa D.S dhe bashkëudhëtarja e saj O.C janë dërguar në Qendërn për urgjencë në Shkup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat