5 të plagosur në dy aksidente

Kronikë e zezë

5 të plagosur në dy aksidente

Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 11:53
Ilustrim

Pesë persona kanë mbetur të plagosur në dy aksidente të ndryshme rrugore, në Tiranë e Elbasan.

Në aksin Cërrik – Belsh, 43 – vjeçari Lulëzim Kasa udhëtonte me një “KIA” me targa AA 052 BF, kur u përplas me një tjetër mjet me targa AA 825 FZ, që drejtohej nga 21 – vjeçarja me iniciale K.B.

Për pasojë të lënduar kanë mbetur vetë 43 – vjeçari, si dhe dy pasagjeret në mjetin tjetër, 22 – vjeçarja me iniciale B.T, dhe 18 – vjeçarja A.B

Të lënduarit u dërguan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia njoftoi arrestimin e 43 – vjeçarit Lulëzim Kasa, i cili i jepte makinës në gjendje të dehur.

Në kryeqytet, të dielën 22 – vjeçari Indrit D., te lagjia e Çollakëve, në rrugën e Farkës udhëtonte me një “Peugeot”, kur përplasi dy këmbësorë.

Ata janë I. B. dhe N. B., 66 – vjeç dhe 60 – vjeçe, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Edhe në këtë rast, në pranga përfundoi drejtuesi i automjetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat