Makina del nga rruga, dy të lënduar

Kronikë e zezë

Makina del nga rruga, dy të lënduar

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 18:50
Ilustrim

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Pojskë – Pogradec. Dy persona, kanë mbetur të lënduar pasi automjeti me të cilin udhëtonin, një “Peugeot” me targa AA 406 GR, ka dalë nga rruga.

Të plagosurit, të cilët ishin pasagjerë, janë transportuar në Spitalin e Pogradecit dhe njëri prej tyre mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. I lënduari tjetër, fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, në ambientet e Komisariatit po kryhen veprimet e nevojshme proceduriale me drejtuesin e mjetit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat